Tripoli, 22 nëntor 2011, NOA- Grupi i 17 shkurtit i cili ka marrë në dorë drejtimin e vendit, ka publikuar ditën e sotme qeverinë e re të Libisë, duke shpallur listën e ministrave nëpërmjet rrjetit social Twitter.
Listës me 24 ministra, i bashkohet Kryeministri Abduraheem El-Keib dhe zëvendëskryeministri Mustafa Abu Shagur.
Më tej konfirmohen edhe emrat e Osama al-Juwali, shefi ushtarak i rebelëve në Zintan, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe emri i Abdul-Rahman Ben Yezza, në postin e ministrit të Naftës.
a.y/NOA