English

Monti në Bruksel: Përpara me reformat

Bruksel, 22 nëntor 2011, NOA- Kryeministri i Italisë Mario Monti i pranishëm në Komisionin Europian në Bruksel, u shpreh se do ecet përpara me reformat.

“Italia do të ecë më tej me reformat institucionale”, tha Monti në konferencën e dhënë për mediat. Ndërkaq Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso, theksoi se situata ekonomike ne Itali është mjaft e vështirë ndaj qeveria ka përpara një sfidë të madhe.

Nga ana e tij Presidenti i Bashkimit Europuian Herman Van Rompuy, pas takimit me Montin, tha se Italia duhet të paraqesë shumë shpejt masat për të dalë nga kriza.

a.y/NOA

KOMENTE