Shkup, 23 nëntor 2011, NOA - Apartamenti i një politikani të njohur në Shkup ka shërbyer si depo e drogës, derisa u zbulua mbrëmë në një aksion të policisë.
Sipas njoftimit të parë të MPB-së, nuk është zbuluar identiteti i politikanit, i cili kishte dhënë me qira apartamentin, mirëpo pa e ditur se për çfarë do të shërbente ai.
Policia gjatë operacionit të realizuar mbrëmë rreth mesnatës ka zbuluar një laborator të improvizuar të drogës, sasi të konsiderueshme të heroinës, kokainës, marijuanës dhe tabletave ekstazi.
Njëkohësisht, janë arrestuar edhe tre qiraxhinjtë e apartamentit, që janë të njohur si shpërndarës droge.
INA/NOA