English

Timoshenko do dalë nga burgu për tu kuruar

Kiev, 22 nëntor 2011, NOA- Ish-Kryeministria e Ukrainës, Julia Timoshenko do të autorizohet së afërmi që të marrë mjekime jashtë ambienteve të burgut.

Kjo deklaratë u lëshua sot nga Presidenti i Ukrainës, Viktor Ianukovich.

Shefja e opozitës prej afro një muaj qëndron e shtrirë në shtrat si rrjedhojë e një sëmundje që e ka prekur, pas tre muaj e gjysmë qëndrimi në burg.

a.y/NOA

KOMENTE