English

Tumoret: pacienti i parë i shëruar në sajë të kurës me protone

Itali, 23 nëntor NOA - I pari pacient i prekur nga një lloj tumori i rrallë i lokalizuar në bazën e trurit, ka përfunduar terapinë e tij me rrezatime protonesh në qendrën onkologjike të Pavias. 10 vjet pas krijimit të saj, kjo qendër e ndërtuar nga fizikanti Ugo Amaldi ka arritur më në fund objektivin e saj. “Kjo klinikë onkologjike - shpjegoi prof. Roberto Oreçhia, drejtues shkencor në këtë klinikë - do të kthehet në një qendër ku do të dërgohen vetëm raste vërtetë të rralla të pacientëve te diagnostikuar me tumor”. r.b/NOA

KOMENTE