English

Aksidentohen në Peqin dy policë rrugorë

Elbasan, 24 nëntor 2011, NOA – Makina, me të cilën po udhëtonin dy policë të Policisë Rrugore ka dalë nga rruga në segmentin rrugor të Peqinit, pranë fshatit Bishqem në Elbasan, duke u përmbysur, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy policët Rexhep Hyra e Xhelal Topi.

Dy punonjësit kanë pësuar fraktura në trup gjatë përmbysjes, dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e arsyeve të aksidentit, në të cilën u përfshi makina Volkswagen me targa policie 2030, ku udhëtonin dy policët rrugorë.

mit/NOA

KOMENTE
  • Kristo13:22 - 24 Nëntor 2011
    U qofte e lehte dhimbja atyre fukarenjve, por cdo te thone zyrtaret tane per aksidentin dihet si gjithmon shkak "shpejtesia pertej normave te lejuar". Sepse asnjeri se can koken ne Shqiperi se te gjitha rrugeve u mungon sinjalistika qofte ajo vertikale qofte ajo horizontale. Asnje smban pergjegjesi per karrexhaten pasi as prefekturat as bashkite as ministria e transport-telekomunikacionit vete nuk te japin te dhena per rruget apo gjendjen e tyre sepse keshtu u intereson, apo e thene me qarte nese ti do te padisesh per aksident per shkaqe te mos pajisjes se karrexhates me elemnte sigurie nuk ke kujt ti drejtohesh sepse keto jane shkaqet e mira jeteve qe humbin perdit ne rruget tona.