Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA- Pas përfundimti të detyrës së tij në vendin tonë, ambasadori italian Saba D’Elia do të zëvendësohet nga diplomati Massimo Gaiani.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Gaiani do të nisë detyrën në fillim të dhjetorit, ndërsa u emërua ambasador i Italisë në vendin tonë, në vend të ambasadorit Saba D’Elia, të cilit i ka përfunduar mandati 4-vjeçar.
Gaiani është specializuar në diplomacinë ekonomike dhe ka punuar disa vite në Komitetin Ekonomik në Bruksel dhe në Ambasadën e Italisë në Uashington, krahas një sërë detyrash të tjera që ka ushtruar ndër vite.
Ditën e sotme ambasadori D’Elia zhvilloi një takim lamtumire me Kryeministrin e vendit Sali Berisha.
a.y/NOA