English

Detroit, vritet para dasme emigranti shqiptar nga miku i tij

Detroit, 23 nëntor 2011, NOA/ Beqir Sina- Emigranti shqiptar Viktor Shaholli u arrestua nga policia amerikane në Detroit për shkak se vrau një mik të familjes.

Sipas mediave lokale, 62 vjeçari Viktor Shaholli, emigrant për disa dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vrau me armë zjarri vëllain e nuses së djalit të tij Dashamir Matjanin, 29 vjeç. Tragjedia ka ndodhur në shtëpinë e vrasësit në lagjen St.Clair Shores, ku viktima kishte ardhur për tëndihmuar në rinovimin e shtëpisë. Policia menjëherë pas krimit ka arrestuar Shahollin, i cili pritet të marrë një dënim të rëndë, deri në burgim të përjetshëm. Sipas të dhënave të para, para vrasjes ka pasuar një konflikt i nxitur nga autori i vrasjes, për të cilin raportohet se nuk është në gjendje të mirë mendore, pasi para disa muajve i kishte vdekur bashkëshortja. Shaholli para gjykatës është deklaruar se nuk është fajtor për krimin e bërë dhe akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas një dëshmitari të komunitetit shqiptar në Detroit, 29 vjeçari Dashamir Matjani, ishte i fejuar dhe priste të martohej këto javë, dhe ai ishte vëllai i nuses së djalit të Viktor Shahollit.Gjykatësi Jozef Craigen Oster nga Gjykata e Qarkut 40-të urdhëroi që i akuzuari Viktor Shaholli t'i nënshtrohet një ekzaminimi mendor, për të përcaktuar nëse ai është në gjendje normale për të dalë në gjyq. Ngjarja e tillë ka tronditur komunitetin shqiptar në Detroit dhe është përfshirë nga të gjitha mediat lokale.

NOA

KOMENTE
  • komatsu20:14 - 23 Nëntor 2011
    me keq ardhje te madhe e the, Nuk duhet te kishte ndodhur kurre sidomos ne emigrim