English

Elisabetta “habitet” me super takat e zonjës turke

Londër, 23 nëntor 2011, NOA - Ndërsa Mbretëresha e Anglisë përshëndeste Zonjën e Parë të Turqisë, nuk mund të mos i hidhte një sy edhe këpucëve me taka që ajo kishte veshur. Hajrunisa Gul, gruaja e presidentit turk, eci me ndrojtje në tapetin e kuq ndërsa mbërriti bashkë me të shoqin për një drekë nëBuckinghamPalace. Mbretëresha, e mësuar me këpucët e saj të rehatshme sigurisht nuk mund të mos i hidhte një sy takave gjigante 15-centimetroshe. Ndoshta është shqetësuar se si do i ngjisë shkallët e shumta në pallat. Por mos u shqetësoni. Ajo është një mjeshtre e takave.

a.q/NOA

KOMENTE