English

Energjia, qeveria: Çmimi nuk do të rritet

Tiranë, 24 nëntor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Kuvendi është përfshirë nga debatet mës mazhorancës dhe opozitës për sektorin e energjisë elektrike, e në veçanti për rritjen e mundshme të çmimit. Ministri i ETE Nasip Naço është thirru në interpelancë nga socialistër Arben Malaj e Andis Harasani.

PS kundër qeverisë

Deputeti socialist, Andi Harasani vlerësoi pozitivisht p/ligjin që po diskutohet në Kuvend, si rrugë që liron KESH-in nga borxhet e mëdha të krijuara nga CEZ-i dhe lehtëson konsumatorin familjar nga rritjet vjetore të çmimit të energjisë. Edhe depiteti Ahmetaj ka ngritur pyetjen se, përse ky ligj që reklamohet nga qeveria në favor të konsumatorit dhe që do t’i japin fund klientelizmave dhe monopolit në sektorin energjitik nuk u hartua më parë, por u soll kaq vonë. “Vonimi i ligjit ka rënduar xhepat e qytetarëve, ka 7 vite që ky ligj nuk është në parlament”, tha Ahmetaj.

Qeveria: Nuk do të ketë rritje çmimi për energjinë

Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço tha sot në sallën e Kuvendit do të ketë më rritje të çmimit dhe ndërprerje të energjisë. "Me këtë ligj ne i heqim barrën CEZ-it prej rreth 40 milionë eurovit ndaj KESH-it, heqim faturat afrofe, do të hiqet Policia Elektrike, heq mundësinë e borxheve të këqija nga ndërmarrjet e mëdha. Me këtë ligj eleminohet monopoli i shpërndarjes së energjisë elektrike, futen të tjerë operatorë", tha ministri. Sipas ministrit, konsumatorët e mëdhenj jo familjarë, si kompanitë ACR, Kurum, Armo, Colagem dhe ajo e Fushë Krujës konsumojnë 800 milion kwh/vit energji elektrike.

“Me këtë ligj, këta konsumatorë, që konsumojnë mbi 50 milionë kwh/vit, detyrohen të gjejnë vetë burimin e furnizimit me energji", tha ai.. "P/ligji liberalizon tregun e furnizimit, i heq monopolin e furnizimit KESH-it si furnizues me shumicë dhe u krijon konsumatorëve të mëdhenj mundësinë që të dalin vetë në treg", sqaroi ministri.

Sipas tij, shtyrja e këtij ligji rëndon KESH-in dhe konsumatorin shqiptar, i cili penalizohet me rritje të çmimit të energjisë.

a.q/NOA

KOMENTE