English

Eva Mendes, një paraqitje si Amy Winehouse

Paris, 24 nëntor NOA - Flokët e kuqe, të mbledhura në një stil të ngjashëm me atë të viteve 50, që mund të themi me bindje se padyshim kujtojnë paraqitjen e Amy Winehouse. Për herë të parë Eva Mendes është drejtuar nga një regjisor francez (Leos Carax) dhe në setin e xhirimeve të “Holly Motors”, në varrezat e kryeqytetit francez “Pere Lachaise”, ka shfaqur të gjithë paraqitjen e saj seksuale. Stili i asaj duhet thënë se ngjason shumë me atë të këngëtares që u nda nga jeta verën e kaluar. Pas 12 viteve heshtje, Carax rikthehet me një film ku protagonist është Denis Lavant dhe rrëfen historinë e një personi që ka identitete të ndryshme në vetëm një ditë. Në film faktikisht kryqëzohen Kylie Minogue, Michel Piccoli dhe pikërisht Eva Mendes. r.b/NOA

KOMENTE