Kosovë, 24 nëntor 2011, NOA - Një incident është raportuar të ketë ndodhur në veri të Kosovës, mëngjesin e së enjtes, teksa KFOR-i tentoi të hiqte një barrikadë në një zonë me shumicë serbe. Mediat vendase raportojnë se, 21 ushtarë të KFOR-it u lënduan ndërsa ende nuk dihet numri i serbëve të dëmtuar. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki. Ai tha se dy nga 21 ushtarët janë të lënduar rëndë. Aksioni i mbrëmshëm sipas tij ishte plotësisht nën mandatin e KFOR-it e cila garanton sigurinë dhe lirinë e lëvizjes. Nuk dihet saktë për numrin e serbëve të lënduar, por raportohet se disa prej tyre kanë kërkuar mjekim për shkak të gazit lotsjellës. Po ashtu, njoftohet se një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në pjesën veriore të Mitrovicës, vonë pas mesnate.
a.q/NOA