English

Jahjaga: Integrimi në BE, zgjidhje për problemet e grupeve etnike

Prishtinë, 23 nëntor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi një delegacion të Parlamentit të Republikës së Kroacisë, të kryesuar nga kryeparlamentari, Luka Bebiç. Në fjalën e tij Bebiç tha se Kuvendi i Kroacisë i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndër-parlamentar.

Bebiç u shpreh se, “Me bashkëpunim dhe mirëkuptim mund të arrihet stabiliteti dhe të hapet rruga europiane për të gjitha vendet e rajonit. Kroacia i ofron ndihmë pa rezerva Kosovës në rrugën e saj europiane dhe theksojdomosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së në të gjitha vendet e Europës Juglindore”.

Kryeparlamentari kroat veçoi faktin se vendi i tij mbështet pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Nga ana e saj Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka hyrë në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe se komuniteti kroat në Kosovë do të përfshihet në Kushtetutë dhe të gëzojë të gjitha të drejtat si edhe komunitetet e tjera. Ajo tha se komuniteti kroat në Kosovë dhe ai shqiptar në Kroaci dëshmojnë lidhjen e fuqishme mes dy vendeve.

Jahjaga u shpreh se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është zgjidhje e mirë për problemet e të drejtave të komuniteteve dhe të grupeve etnike, ndërsa perspektiva e zhvillimit dhe integrimit e përcakton bashkëpunimin me njëri-tjetrin dhe mundëson që të gjenden zgjidhjet e pranueshme për të gjithë.

a.y/NOA

KOMENTE