English

Jemen, Saleh transferon pushtetin

Jemen, 23 nëntor 2011, NOA- Ali Abdullah Saleh, Presidenti i Jemenit, ka nënshkruar mesditën e sotme një marrëveshje me anë të së cilës pranon të japë dorëheqjen.

Me këtë akt Saleh i kalon pushtetin zëvendësit të tij, por si rrjedhojë e marrëveshjes së arritur ai do të transferojë pushtetin tek zv/Presidenti, por ai do të gëzojë imunitet ndaj ndjekjes penale.

Sakaq kjo marrëveshje u propozua nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, ku bëjnë pjesë Arabia Saudita, Kuvaijti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Katari dhe Bahreni, u nënshkrua në praninë e mbretit saudit Abdullah.

Marrëveshja parashikon gjithashtu që, zgjedhjet presidenciale të zhvillohen brenda muajve të ardhshëm.

a.y/NOA

KOMENTE