Tiranë, 24 nëntor 2011, NOA – Pas miratimit të ndryshimeve në dy Kodet e Republikës, si Kodi detar dhe Kodi Hekurudhor, sot diskutohet për t’u miratuar në seancën plenare të Kuvendit, Kodi Ajror, një tjetër ligj, që kërkon shumicë të cilësuar votash, pra 3/5 e votave të deputetëve.
Pritet që edhe ky kod të miratohet pas kalimit të tij në komisionin parlamentar, për t’i hapur rrugën e miratimit edhe Kodit Rrugor, me amendimet e reja të ligjit.
Në rendin e ditës, Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjet “Për sektorin e energjisë elektrike”; “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”.
Gjatë seancës së sotme, që është lajmëruar të nisë në orën 10.00 janë thirrur në interpelancë, përkatësisht ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto nga deputetja socialiste Arta Dade dhe ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, i cili është thirrur në interpelancë nga deputeti i PS-së, Eduart Shalsi.
Si gjithmonë seanca plenare do të mbyllet me një orë diskutime të lira të deputetëve për çështje të ndryshme.
mit/NOA