English

Paracetamol, alarm për mbidozat

Itali, 24 nëntor NOA - Gëlltitja, e përsëritur përgjatë kohës, e një sasie paracetamoli edhe pse pak më superiore se doza normale apo korrekte, mund të sjellë efekte toksike dhe fatale. Në këtë rast kemi të bëjmë me një mbidozë të zgjatur me kalimin e kohës, pasi është tepër e vështirë për tu njohur, por në krahun tjetër tepër e rrezikshme. Një fakt i tillë provohet nga një hulumtim i Universitetit të Edimburgut, i cili më tej është publikuar në revistën British Journal of Clinical Pharmacology. Mesazhi është ai që të evitojmë marrjen e dozave të këtij farmaceutiku pa recetën e ndonjë mjeku apo pa u konsultuar më parë me një doktor. r.b/NOA

KOMENTE
  • Aldo Zografi10:13 - 24 Nëntor 2011
    keta doktoret tane kane nevoje vet per doktor dhe jo me te konsultohemi me ta...