English

Parashikimi i motit për 24 nëntor 2011

Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, në të njëjtën situatë meteorologjike do të mbetemi edhe gjatë ditës së nesërme, pasi kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të karakterizojne territorin shqiptar. Që në orët e para të mëngjesit vranësirat dhe reshjet e dobëta të shiut do të dominojnë në të gjithë vendin. Gjatë orëve të mesditës do të ketë zhvendosje të vranësirave nga zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke u përqendruar drejt zonave Verilindore dhe Juglindore të cilat do të gjenerojnë reshje të dobëta shiu. Në orët e pasdites do të ketë përmirësim të mëtejshëm të kushteve atmosferike pasi vranësirat do të largohen pothuajse nga i gjithë territori shqiptar duke lenë vetëm ekstremin lindor me vranësira dhe shira të dobët të cilat gjatë mbrëmjes do të largohen gradualisht.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes ndërsa në mesditë do të ketë rënie të lehtë në vlerat e tyre. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35km/h ndërsa drejtimi i saj do të jetë juglindor. Kjo shpejtësi e erës do të ndikojë në gjenerimin e dallgëve deri në 3 ballë.

Europa

Nesër, Europa Veriperëndimore do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike pasi reshjet e shiut dhe të dëborës do të dominojnë në këto vende. Në veri të Vendeve Nordike problematike do të paraqiten stuhitë e forta të erës. Ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të zhvendosen drejt vendeve Balltike duke gjeneruar reshje të konsiderueshme shiu. Me mot të paqëndrueshëm do të mbeten Ishujt Britanik ku shirat do të jenë intensiv të shoqëruar me stuhi të forta ere. E gjithë kjo situatë do të jetë si pasojë e zhvillimit të një qendre të presionit të ulët atmosferik mbi oqeanin Atlantik si dhe bashkimit të frontit të ngrohtë me frontin e ftohtë mbi Britani. Ndërsa Europa Qendrore, Jugore, një pjesë e Europës Lindore dhe e Rajonit të Mesdheut do të mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të here pas hershme.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Vendet Nordike do të rrezikohen nga rreshje shiu e dëborë si dhe stuhi të forta ere

- Ishujt Britanikë do të kenë shira intensive dhe stuhi të fortë ere

- Italia Jugore do të rrezikohet nga reshje shiu

a.y/NOA

KOMENTE