English

Piramida, Rama: U shemb edhe Kushtetuesja

Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar në faqen e tij në rrjetin social Twiteer për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shembjen e Piramidës duke thënë se, “U shemb edhe Kushtetuesja dhe u ndërtua edhe maja e piramidës së drejtësisë së kapur!”

Partia Socialiste iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, për të shfuqizuar vendimin e mazhorancës që synon shembjen e Piramidës për të ngritur aty Kompleksin e ri parlamentar, duke kërkuar pezullimin e vendimit. Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, avokati i Partisë Socialiste kërkoi rrëzimin e ligjit me argumentat e mungesës së faturës financiare dhe të përplasjes së kompetencave mes pushtetit vendor e Kuvendit, pasi vendimi për shembjen e Piramidës duhej të ishte marrë nga këshilli i rregullimit të territorit të bashkisë. Ndërkaq Gjykata Kushtetuese e rrëzoi pretendimin Partisë Socialiste duke thënë se nuk është i bazuar në ligj.

Por, që nga qyteti i Shkodrës në një takim me strukturat partisë në këtë qytet Rama ka komentuar gjatë librin e tij “Kurban”. Në fjalën e tij ai është shprehur se, “Ky libër ëshët e vërteta ime, libri duhet lexuar e jo të dëgjohen komentete. Ai është libër i së shkuarës por i përket edhe së ardhmes, pasi e shkuara është pasqyrë që vlen për të ardhmen”.

a.y/NOA

KOMENTE