Tiranë, 24 nëntor 2011, NOA – Sëmundjet mendore kanë prekur në masë shqiptarër dhe sipas një projekti të nisur 11 vjet më parë nga OBSh dhe MSH, prej këtyre sëmundjeve vuajnë ¼ e shqiptarëve .
Ekspertët e shëndetit mendorë u shprehën sot gjatë një konference se është shumë e vështirë që këto sëmundje të zbulohen. Madje, situata përkeqësohet edhe më shumë janë vështirë pasi edhe rastet e zbuluara vuajnë në psikiatri nga mungesa e barnave të rimbursueshme dhe shtretërit e pakët dhe të vjetëruar. Por për autoritetet e shëndetit mendor ndeshet një tjetër shqetësim. Ata thonë se ka vetëm të dhëna fiktive se sa pacientë dalin nga spitali psikiatrik, sepse një pjesë e madhe e tyre hynë në këtë vend vetëm për të marrë kemp.
Ekspertët, duke kritikuar edhe reformën “inaktive” të OBSh dhe shëndetësisë, thonë se duhet të punohet pëe shtretërit psikatrikë edhe në spitalet e përgjithshme, mjekë profesionistë dhe ngritjen e pavionit të të sëmurëve mendorë në çdo prefekturë.
a.q/NOA