English

SHBA, Oregon pezullon ekzekutimet me vdekje

Nju Jork, 24 nëntor 2011, NOA – Guvernatori demokrat i shtetit të Oregonit, John Kitzhaber lajmëroi se do të pezullojë dënimin me vdekje në Oregon, duke bllokuar të gjitha ekzekutimet, deri në përfundim të mandatit të tij.

Mediat amerikane bëjnë me dije se, guvernatori i Oregonit i kërkoi Parlamentit të heqë përdorimin e xhelatit dhe ta zëvendësojë dënimin me vdekje, me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e daljes në liri me kusht.

“Nuk mundem të marr pjesë ende, në një praktikë moralisht të gabuar”, deklaroi guvernatori Kitzhaber, sa i përket dënimit kapital në Amerikë.

mit/NOA

KOMENTE