Uashington, 24 nëntor, NOA - NATO nuk ka ndër mend të minojë pengesën strategjike ruse lidhur me raketat. Kështu shprehet gjatë një interviste për “Zërin e Rusisë”, zëdhënësi i Pentagonit Kirby John.
Presidenti rus, Dmitri Medvedev, tha se SHBA dhe NATO nuk e kanë dëgjuar shqetësimin e Rusisë në lidhje me mburojën e mbrojtjes nga raketat. A e kërcënon vërtet këtë vend kjo mburojë?
- Jo, absolutisht jo. Ne e kemi bërë shumë të qartë për udhëheqësit e Rusisë si në aspektin civil dhe në atë ushtarak. Nuk ka dëshirë të brendshme për të kërcënuar raketat ruse apo për një pengesë strategjike ndaj Rusisë. Për të cilën ne mendojmë se do të sillet si një destabilizuese. Sistemi i NATO-s nuk ka dhe nuk do ta ketë aftësinë për të minuar strategjinë ruse. Medvedev tha se kjo mburojë është e aftë të frenojë aftësinë strategjike të mbrojtjes të Rusisë, nga 6 deri në 9 vjet. Kurse unë do të thoja se duhen ndërmarrë aspekte teknike dhe konsultime të nivelit të lartë dypalëshe NATO-Rusi. Ne kemi qenë shumë të hapur dhe transparentë me Rusinë për faktin që ky sistem mbrojtës nga raketat të jetë i aftë. Dhe përsëri unë do të theksoja se nuk do ta pengojmë Rusinë për pengesat strategjike.
Dhe si do ta merrni këtë këmbëngulje nga Rusia, ky insistim i përsëritur se po e kërcënojnë atë? - Ne e kemi bërë shumë të qartë dhe në disa nivele, por edhe në të gjithë bordin me angazhime të shumta. Ne mendojmë se mënyra më e mirë që mund ta sigurojë Rusinë se ky sistem nuk është kërcënim nëpërmjet mbrojtjes nga raketat, është bashkëpunimi konkret që do të japë Rusia brenda në sistem. Pra, duke bashkëpunuar me ne, ne besojmë, se Rusia do të jetë në gjendje të fitojë besimin se ne duam që ata ta kuptojnë se e ardhmja e sistemit të mbrojtjes nga raketat balistike, do të ketë numër të mjaftueshëm të interceptorëve dhe nuk do ta minojë as aftësinë teknike të Rusisë si pengesë strategjike.
Medvedev ka dhënë një listë të vendimeve ose kërcënimeve nëse nuk do të ketë një marrëveshje. Njëri prej tyre, - tha ai së fundi - potencialisht është vendosjen e prerjes së sistemeve të raketave balistike, duke siguruar shkatërrimin total të sistemeve anti-balistike amerikane në Evropë. Si do përgjigjet Pentagoni për këtë? - Sigurisht, Rusia është një shtet sovran me të drejtën për të bërë atë që ajo beson se duhet të bëjë për mbrojtjen kombëtare. Ne besojmë se kjo nuk do të përbëjë një kërcënim. Por përsëri, këto janë vendime që udhëheqësit rusë duhet të marrin për veten e tyre. Ajo që unë do të thoja më shumë është se përsëri ky sistem nuk përbën kërcënim, por se është hartuar kryesisht për të ndihmuar në mbrojtjen e interesave tona dhe jetën kundër raketave balistike që po vijnë nga Irani. Kjo nuk ka ndonjë qëllim kundër Rusisë. Pra, ne nuk duam të besojnë se këto shqetësime janë të nevojshme.
Përshtati:n.e/NOA