English

AK, festë në Sheshin e Flamurit për 28 Nëntorin

Tiranë, 25 nëntor 2011, NOA – Festa e Pavarësisë pritet të organizohet në mënyrë madhështore nga Aleanca Kuq e Zi. Drejtues të kësaj organizate kanë ftuar sot gjithë qytetarët e interesuar që të bëhen pjesë e një tubimit masiv të organizuar nga AK në Vlorë.

Tubimi i AK-së do të zhvillohet në Sheshin e Flamurit në qytetin bregdetar dhe do të nis nesër në orën 11.00, bën të ditur sot drejtues të kësaj lëvizje.

Sipas drejtuesve të AK-së pritet të marrin pejsë dhe përfaqësues nga trevat e tjera shqiptare.

a.k/NOA

KOMENTE