English

Berisha: Opozita njeh vetëm zyrat e PS dhe lokale luksoze

Tiranë, 25 nëntor 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij në Kuvend, gjatë diskutimit të buxhetit 2012, se ky buxhet mbështet projektet e dixhitalizimit të vendit, turizmin dhe zhvillimin e ekonomik.

Në fjalën e tij, Berisha ka relikuiar dhe me deputetët e Partisë Socialiste. Ai u shpreh se ata nuk e njohin vendin dhe nuk kanë kontakte me realitetin. “Ju nuk e njihni vendin, ju jetoni në një rreth të ngushtë, Parlament, zyrat e PS, Sheraton dhe Rogner sigurisht që nuk shihni asgjë, përveç kamerierëve që ju shërbejnë. Shkoni në zonat tuaja për të parë sesi jetojnë njerëzit, sesi derdhet djersa dhe sesi gjallon tregu”, tha Berisha.

Kryeministri u shpreh se opozita nuk do e votojë buxhetin, duke shtuar se “është e vetmja opozitë që prej 6 vitesh jep votë kudër për ekonominë e shqiptarëve. Ai shtoi se kjo është votë kundër rritjes së pagave. “Ne nuk injorojmë krizën rreth nesh dhe as pasojat e saj, por ne do të bëjmë gjithçka. Ne ndoshta jemi i vetmi vend që do të rrisë rrogat këtë vit”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE