Tiranë, 25 nëntor 2011, NOA/Update - Deputeti socialist Ben Blushi tha sot në Kuvend se buxheti është rritur, sikundër pretendon qeveria, vetëm pasi është rritur borxhi publik. “Borxhi mbetet një problem kronik për Shqipërinë, po zhyt ekonominë e botës se qeveritë paraardhëse nuk ditën t’i venë kufi. Ka ardhur koha të vemë kufizime. Nqs rritja e këtij buxheti ka ndodhur se borxhi është rritur e lamë 54% dhe shkoi 64%. Dhe normale Kryeministri nuk përgjigjet dot sesi do paguhet borxhi publik në Shqipëri. Borxhi të mos trashëgohet kjo është cështja”, tha Blushi. Sipas Blushit, qeveria vjen në këtë parlament me formulën të shesin objektet shtetërore që kanë mbetur të ulim borxhin. Ai ka shtuar se qeveria është duke kërkuar shpëtim duke shitur asetet kombëtare dhe kjo sipas tij nuk duhet të lejohet nga Parlamenti. “Shpëtimin qeveria e kërkon janë privatizimet që kanë mbetur. Qeveria kërkon privatizimin me urgjencë të aseteve për të mbyllur gropat e buxhetit dhe për të kuruar borxhin. Ky parlament nuk mund ta lejojë që të shiten asetet e këtij vendi vetëm për 5 lekë”, ka shtuar Blushi.
Blushi po replikën në këto momente me kryeministrin Berisha, i cili është rikthyer në sallën e Kuvendit.(vijon)
a.q/NOA