English

Diskriminimi, OSBE ndihmë Shqipërisë

Tiranë, 25 nëntor 2011, NOA - Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, i dorëzoi sot Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, disa materiale informuese kundër diskriminimit, të financuara nga Prezenca e OSBE-së.

Dosja e materialeve përfshin broshura dhe një audio CD për ligjin kundër diskriminimit, si dhe fletëpalosje ku shpjegohen detyrimet dhe të drejtat sipas këtij ligji, të gjitha të botuara në shtatë gjuhë, si dhe në Braille. Punimet artistike të fëmijëve të shkollave nëntëvjeçare për temën e anti-diskriminimit, të botuara në një broshurë të titulluar “Të ndryshëm, por të barabartë”, janë pjesë e kësaj dosjeje. Materialet u drejtohen aktorëve kryesorë në këtë fushë, personave në rrezik diskriminimi, si dhe publikut të gjerë.

Prezenca ka punuar nga afër me autoritetet kombëtare për hartimin e ligjit kundër diskriminimit, si dhe ka mbështetur ngritjen e Zyrës së Komisionerit.

a.q/NOA

KOMENTE