English

Grabitën një televizor, ndalohen dy të rinj

Lushnje, 25 nëntor 2011, NOA – Policia e Lushnjës ka ndalur dje dy të rinj dhe ka shpallur një në kërkim pasi akuzohen për grabitjen e një televizori në ambientet e një lokali në këtë qytet. Të rinjtë e ndaluar janë; Aksel Flamur Ksido, 18 vjeç dhe Amarildo Beshir Marku,22 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim Martin Arben Zdrava, 18 vjeç.

22-vjeçari Marku është shoqëruar në polici për fshehje të veprës penale. Ndërsa grabitja dyshohet se është bërë nga Ksido dhe Zdrava në datën 7 nëntor në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në qytetin e Lushnjës.

Në këtë lagje ata kanë vjedhur televizor LCD 42 polesh.

a.k/NOA

KOMENTE