Auckland, 25 nëntor NOA - Janë me të vërtetë imazhe impresionuese ato që janë kapur nga televizioni neo-zelandez, të cilat paraqesin një helikopter që përplaset në tokë teksa përpiqej për të ngritur në këmbë një pemë gjigande të vitit të ri. Teatër i këtij incidenti ka qenë qyteti i Auckland, ku Greg Gribble, pilot me 20 vite eksperiencë, po zbatonte një operacion tepër delikat në një lartësi prej tetë metrash nga toka, mes skelave të shumta dhe kabllove të çelikut. Ndoshta një shpërqendrim i vogël apo një lëvizje e vogël dhe helikopteri ka prekur skelat duke përfunduar në tokë në mesin e shumë punëtorëve të cilët ishin impenjuar në këtë instalim. Edhe pse përplasja ishte e fortë, mrekullisht piloti ka arritur të shpëtojë duke marrë vetëm disa plagë të lehta, madje duke dalë vetëm pa ndihmën e askujt nga helikopteri. r.b/NOA