English

Hoxhaj: Është koha e fundit që Serbia të shpërbëjë strukturat në veri

Vjenë, 24 nëntor 2011, NOA- Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka komentuar incidentin e fundit në veri duke thënë se, strukturat paralele, ilegale dhe kriminale, të mbështetura financiarisht nga Beogradi po bëjnë përpjekje ta shantazhojnë bashkësinë ndërkombëtare.

një intervistë për një të përditshme austriake Hoxhaj thekson se, “Këto struktura paralele ilegale të Serbisë, prej 12 vjetësh janë duke mbajtur peng qytetarët serb, duke parandaluar pjesëmarrjen e tyre në institucionet demokratike të Kosovës. Është koha e fundit që Serbia t’i shpërbëjë këto struktura”.

Sipas tij, në veri nuk ekziston konflikt mes Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serb, pasi atje është një grup i vogël njerëzish që veprojnë në emër të Beogradit dhe paguhen nga Serbia.

a.y/NOA

KOMENTE