English

Insektet, zbulohet sekreti i fluturimit

Gjermani, 25 nëntor NOA - Janë zbuluar mekanizmat që bëjnë të mundur që muskujt e krahëve të insekteve të kryejnë lëvizje të shpejta dhe të nevojshme përgjatë fluturimit. Sekreti i lëvizjeve të shpejta të krahëve të insekteve është tek një gjen i cili quhet Salm dhe është identifikuar nga një studim, i cili është publikuar dhe shpjeguar me detaje në revistën Nature, çdo është zbuluar në Gjermani në institutin Max-Planck. Gjeni është konservuar përgjatë 280 milionë viteve evolucion dhe kontrollon zhvillimin e fibrave të veçanta të muskujve, që është diçka e ndryshme nga çdo zonë tjetër në trupin e insekteve. r.b/NOA

KOMENTE