English

Krimet informatike kushtojnë 388 milionë dollarë

Romë, 25 nëntor NOA - Kostoja globale e krimeve informatike numëron një shifër prej 114 miliardë dollarësh në vit dhe në rast se kësaj i shtojmë vlerën ekonomike të atributeve nga viktimat, ku llogaritet një shifër prej 431 milionë personash për kohën e humbur si pasojë e krimeve të hakerave, arrihet në një kosto totale prej 388 miliardë dollarësh. Është ky rezultati i një studimi të drejtuar nga kompania e Norton, i cili është prezantuar në Strasburg gjatë një konference të organizuar nga Këshilli Evropian. Gjithçka është kryer me rastin e dhjetë vjetorit të ekzistencës së Konventës së krijuar për luftën kundër “kriminalitetit online”. r.b/NOA

KOMENTE
  • admin05:49 - 25 Nëntor 2011
    Krimet informatike kushtojnë 388 milionë dollarë kosto totale prej "" 388 miliardë dollarësh"" . Është ky rezultati i një studimi të drejtuar nga kompania e Norton, e keni shkruar gabim vellai smeret gje vesht ketu tani sa eshte kostoja 388 milionë apo 388 miliardë