Tripoli, 24 nëntor 2011, NOA- Qeveria e re libiane u betua sot para Presidentit të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil.
Kryeministri Abdurrahim El Keib dhe 18 anëtarët e qeverisë së tij u betuan për besnikëri ndaj Libisë me dorën e vendosur mbi Kuran.
Pesë anëtarë të qeverisë të njohur si Amazigh në Këshillin Kombëtar të Tranzicionit bojkotuan betimin, duke u ankuar se grupit të tyre etnik nuk i ishin dhënë mjaftueshëm ministri.
a.y/NOA