English

Lumi Drin, ministrat e rajonit dialogojnë në Tiranë

Tiranë, 25 nëntor 2011, NOA - Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu mori pjesë në konferencën “Dialogu për Drinin”, zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit rajonal mes vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor. Në këtë konferencë, e cila në plan të parë kishte menaxhimin e integrurar të ujërave, kryesisht atyre ndërkufitarë, ku bën pjesë edhe Drini me historitë e përmbytjeve të viteve të fundit, merrnin pjesë edhe ministrat e Mjedisit të Greqisë, Kosovës, Maqedonisë, dhe Malit të Zi, si dhe ambasadori I BE në Shqipëri, Ettore Sequi. Më herët, gjatë ditës, ministri Mediu, në kuadër të punimeve të kësaj konference, pati edhe një takim kokëkokë me ministrin e Mjedisit të Maqedonisë, Ademi. Gjatë këtij takimi, të dy ministrat shprehën mirëkuptimin për një bashkëpunim akoma edhe më të madh në të ardhemn përsa i përket menaxhimit të integruar të ujërave, menaxhimit dhe zhvillimit të zonave të mbrojtura dhe atyre ndërkufitare, si dhe në menaxhimin e mbetjeve. Ministrat, ranë dakord për një seri çështjesh dhe shprehën gatishmërinë për të shkëmbyer ekspertizat teknike në fushat përkastës. Më tej, punimet e konferencës vazhduan në sesionin e lartë, ku të gjithë ministrat pjesëmarrës shprehën vizionin e tyre dhe prioritetet e institucioneve që drejtojnë përsa i përket menaxhimit të Drinit kryesisht, por edhe ujërave të tjera të rajonit.

a.q/NOA

KOMENTE