English

Në Indi vdes një fëmijë çdo 20 sekonda

Nju Delhi, 24 nëntor 2011, NOA- Çdo 20 sekonda në Indi vdes një fëmijë si rrjedhojë e sëmundjeve lehtësisht të kurueshme, si dizenteria dhe poliomeliti.

Këto janë të dhënat e publikuara nga organizata “Save the Children” me rastin e lançimit të një fushate të re në mbrojtje të fëmijëve dje në Nju Delhi e titulluar, "No Child Born to Die".

Organizata ndërkombëtare jofitimprurëse i bëri një apel qeverisë indiane që të shpenzojë të paktën 5% të buxhetit për të përmirësuar kurimet dhe kushtet në shëndetësi.

Sipas po të njëjtës organizatë thuhet se çdo vit në Indi vdesin 1.73 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçare.

a.y/NOA

KOMENTE