English

Neonazistët, qeveria kërkon struktura për sigurinë

Berlin, 25 nëntor, 2011, NOA- Qeveria federale e sheh si detyrë urgjente që të sqarojë avaritë e mundshme dhe gabimet gjatë hetimeve për serinë e vrasjeve të grupit neonazist Zwickau.

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Hans-Peter Friedrich tha për ZDF se këtu bën pjesë edhe ristrukturimi i strukturave të sigurimit dhe përmirësimi i fluksit të informacioneve midis institucioneve të policisë dhe mbrojtjes së kushtetutës. Kryetari i partisë SPD, Sigmar Gabriel deklaroi se problemi themelor është një sanksionim i ideve të djathta në shoqëri. Këtu duhet të ketë një rishqyrtim.

Më parë policia kishte arrestuar një tjetër bashkëpunëtor të dyshuar të grupit neonazist të Zwickaut. 32 vjeçari Andre E. nga qarku i landit Postdam sipas të dhënave të hetuesit ka prodhuar një video propagandistike në të cilën bëhen të ditura vrasjet e nëntë migrantëve dhe një policeje nga treshja e grupit nga Zwickau.

NOA/DV

KOMENTE