English

Peza padit Berishën, hidhet shorti në Gjykatën e Lartë

Tiranë, 25 nëntor 2011, NOA – Gjykata e Lartë ka zgjedhur sot trupën e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë padinë e deputetit të Partisë Socialiste Dashamir Peza, kundër kryeministrit të vendit Sali Berisha.

Deputeti Peza dhe bashkëshortja e tij, Entela Peza kanë paditur kreun e qeverise për “shpifje”, duke ju referuar akuzave që ka bërë më parë kreu i mazhorancës në adresë të ligjvënësit socialist.

Pas hedhjes së shortit gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen janë; Ardian Nuni, relator, Arjana Fullani, Besnik Imeraj, Guxim Zenelaj dhe Medi Bici.

a.k/NOA

KOMENTE