English

Rexhepi: Pa përdorimin e forcës, nuk mund të hiqen barrikadat

Prishtinë, 24 nëntor 2011, NOA- Tensionimi i situatës në veri të Kosovës ku ngelën të plagosur 21 ushtarë të KFOR-it, ka ngjallur reagimin e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi.

një intervistë për mediat kosovare, Rexhepi shprehet se heqja e barrikadave nëpër rrugët e veriut dhe funksionimi i organeve të sigurisë atje duket se nuk do të mund të realizohet pa përdorimin e forcës.

“Duket se pa përdorim të dhunës nuk do të mund të ketë pastrim të rrugëve sepse përditë tentimet për të larguar barrikadat po shoqërohen me sulm ndaj ushtarëve”, është shprehur Rexhepi, pasi sipas tij në kohën kur tentimet për largimin e barrikadave nga trupat e KFOR-it vetëm sa po shtojnë rezistencën e serbëve dhe numrin e ushtarëve të plagosur.

Ndërkaq KFOR-i shprehet për të lënë çështjen e heqjes më masive të barrikadave, ku është përmendur dhjetori apo janari, pasi koha të ftohet edhe më shumë dhe njerëzit të mos mund të qëndrojnë gjithë kohën pranë barrikadave.

a.y/NOA

KOMENTE