Trecate, 24 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë nën akuzën për sekuestrim personi.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e Trecates në Itali, ku dy djem të moshës 23 dhe 25 vjeçare me origjinë shqiptare të padënuar më parë dhe pa probleme me dokumentat kanë sekuestruar një person.
Dy të rinjtë e ndaluar në bashkëpunim me dy të tjerë, por që ata nuk janë mundur të identifikohen nga policia, pasi kanë marrë me forcë një 37 vjeçar maroken, banues në Novarese, në rrethana ende të panjohura me një makinë tip Ford Focus me ngjyrë gri janë larguar në drejtim të paditur.
Por ngjarja nuk i ka shpëtuar vëmendjes së një tjetër marokeni, i cili ka denoncuar episodin në polici.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, i njëjti sinjalizoi celularin e të rrëmbyerit dhe arriti të fiksoj me shqiptarët një takim, por bashkë me të ishte edhe policia e cila i arrestoi menjëherë rrëmbyesit.
Ndërkaq viktima e këtij rasti, i rrëmbyeri, gjatë kohës që kishte qenë në duart e agresorëve ishte rrahur nga dy bashkëpunëtorët e tjerë e më pas ishte braktisur në afërsi të një spitali të zonës.
Por dy të tjerët që shkuan në takim, aktualisht janë në burg, ndërsa hetimet po vijojnë nga ana e policisë.
a.y/NOA