Tiranë, 25 nëntor 2011, NOA – Të paktën pesë të rinj janë bërë protagonist të një sherri të ndodhur dje në lagjen Kombinat të Tiranës. Tre prej tyre kanë masakruar dy të adoleshentë për shkak të një borxhi të pakthyer.
Pëllumb Ramiz Mukaj, 18 vjeç dhe Erjon Guri Selimaj, 20 vjeç janë qëlluar me grushte dhe sende të forta, pasi nuk i kanë kthyer borxhin Vigert Ilir Baxhajas, 22 vjeç, prej 200 mijë lekësh.
Pas sinjalizimit policia ka nisur hetimet ndaj të rinjve dhe ka ndaluar; Vigert Ilir Baxhaja, Drini Asim Lamajn, 26 vjeç dhe Desart Ilir Baxhaja, 26 vjeç të tre banues në kombinat.
Pas mbledhje së provave ndaj tre të rinjve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
a.k/NOA