English

Turqia shton presionin ndaj Sirisë

Turqi, 25 nëntor 2011, NOA - Turqia po shton presionin ndaj Sirisë për të lejuar vëzhguesit të vlerësojnë nëse Damasku po përmbush planin e paqes të Ligës Arabe për t’i dhënë fund dhunës.

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu tha në Stamboll se lejimi i vëzhguesve është “mundësia e fundit, një mundësi e re për Sirinë”.

Liga Arabe thotë se nëse Damasku nuk pranon vëzhguesit, ata do të takohen të shtunën për të diskutuar mbi sanksione të reja, duke përfshirë një ndalim të mundshëm të tregtisë me Sirinë.

Ndërkohë, Rusia ka njoftuar sot se kundërshton sanksionet ose ndërhyrjet ndërkombëtare, dhe ka thënë se Sirisë i duhet “dialog i brendshëm”.

NOA/RFE

KOMENTE