Londër, 25 nëntor NOA - Paraardhësi i tij, Jose Mourinho, tek skuadra e Chelsea padyshim që ka arritur rezultate shumë më të mira, duke fituar titullin që në vitin e parë, por gjithsesi viti i parë ishte një klasike e “Special One” duke nisur disi si ngadalë. Në krahun tjetër përballemi me një Andre Villas Boas që nuk po arrin të krijojë as këto rezultate: pas dy humbjeve të fundit në shtëpi me Arsenal dhe Liverpool, gjë që asnjëherë nuk ka ndodhur në drejtimin e Abramovich dhe pas humbjes në Ligën e Kampionëve me Bajern Leverkusen duhet thënë se mund ti kushtojnë shumë shtrenjtë teknikut portugez. Tashmë “Special Two” rrezikon në mënyrë serioze pankinën e Chelsea dhe çdo gjë do të vendoset në vazhdim dhe në sajë të rezultateve që do të arrijë skuadra Londineze. r.b/NOA