Planet tarifore me kontratë të kategorisë “Vodafone Integral” ofrojnë komunikim pa limit brenda grupit duke filluar nga 500 lekë në muaj (pa TVSH)
Tiranë, 24 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Tashmë komunikimi përmes planeve tarifore me kontratë të Vodafone bëhet akoma dhe më i lirë. Planet e reja tarifore “Vodafone Integral” i mundësojnë pajtimtarëve me kontratë që të zgjedhin alternativat më të përshtatshme– bazuar në nevojat reale që ata kanë për komunikim.
Vodafone njoftoi sot hedhjen ne treg të 8 planeve të reja tarifore të kategorisë “Vodafone Integral“ për pajtimtarët me kontratë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. E përbashkëta e të gjitha këtyre planeve tarifore është ofrimi i komunikimit pa limit (në telefonata dhe SMS) midis numrave që zgjedhin të regjistrohen brenda një grupi pajtimtarësh. Planet tarifore janë të përshkallëzuara në mënyrë që të ofrojnë mundësi të shumëllojshme për të plotësuar nevojat e të gjithë pajtimtarëve që preferojnë planet me kontratë.
Planet tarifore “Vodafone Integral” fillojnë me pagesë fikse mujore prej vetëm 500 lekë (pa TVSH) duke ofruar komunikim pa limit (telefonata dhe SMS) brenda grupit. Tarifat drejt pajtimtarëve të tjerë janë transparente dhe të njëjta për të gjitha planet “Vodafone Integral”: 16.02 lekë/min drejt çdo numri Vodafone dhe fiks kombëtar dhe 28.02 lekë/min drejt operatorëve të tjerë celularë kombëtarë.
Shtatër prej planeve tarifore “Vodafone Integral” ofrojnë brenda pagesës fikse mujore edhe minuta kombëtare dhe MB internet që shkojnë deri në 800 minuta kombëtare, 1000 SMS drejt destinacioneve kombëtare dhe 2 GB internet në muaj për pajtimtarët e planit tarifor “Vodafone Integral 800” – dhe të gjitha këto për vetëm 9,000 lekë ne muaj (pa TVSH).
Për më shumë ndiqni dhe tabelën duke klikuar këtu