English

Vodhën 150 mijë euro, kapen 3 hajdutë

Udineze, 24 nëntor 2011, NOA- 3 emigrantë shqiptarë të rregullt e me dokumente, janë vënë në prangat e policisë italiane se pavarësisht rregullshmërisë së tyre ligjore fshihnin një veprimtari të dytë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al tre të rinjtë shqiptarë të identifikuar si Marsel Hoxha 24 vjeç, Frederik Gjonaj 22 vjeç dhe Ardian Lleshi 33 vjeç ishin të dyshuar se kishin kryer një sërë vjedhjesh në tre banesa të ndryshme në zonën e Venezias dhe Venetos. Në banesën e tyre në një fermë, u gjetën nga policia mjete të vjedhura që kapnin vlerën e 150 mijë eurove, përveç parave të thata, florinjve dhe materialeve të shumta informatike. Mësohet se hetimi kishte nisur më 31 tetor kur në Terenzano të Udinezes ishte vjedhur një makinë e cila ishte gjetur vetëm pak orë më pas në afërsi të qytetit.

a.y/NOA

KOMENTE