Karaçi, 25 nëntor 2011, NOA - Një shtëpiake 32 vjeçare në Pakistan u arrestua nga policia ndërsa po gatuante pjesë të trupit të burrit të saj, të vrarë nga xhelozia. Daily Times rrëfen detajet e tmerrshme e historisë, në një lagje të varfër të Karaçit, qyteti më i madh në jug të Pakistanit. Sipas policisë Zainan Bibi ishte denoncuarnga fqinjët, të alarmuar nga prania e njollave të mëdha të gjakut. Kur agjentët mbërritën për kontroll, e gjetën gruan në kuzhinë së bashku me nipin duke gatuar pjesë të burrit të saj. Në tenxhere dhe kontenierë janë gjetur copa e mishit të njeriut, ndërsa trungu ishte paketuar në një frigorifer. Gjithashtu, policia gjeti disa thika të përdorura për të vrarë dhe të copëtuar të ndjerin. Duket se burri i saj, Ahmed Abbas, dhjetë vjet më i ri, u martua me gruan e tij të dytë dhe së fundmi i ka thënë se dëshironte të largohej prej saj për një grua tjetër. Por, sipas versioneve të tjera, i ndjeri kishte filluar të flirtonte me të bijën 18 vjeçare të gruas, e lindur nga marrëdhënie e mëparshme. Vajza, është zhdukur në rrethana të çuditshme, madje është denoncuar nga vetë Zainan.
a.q/NOA