Durrës, 24 nëntor 2011, NOA- Një zjarr i beftë ka rënë në trenin e pasagjerëve të linjës Tiranë- Durrës, në kohën që ky i fundit po lëvizte në zonën e Sukthit.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se nga zjarri është përfshirë lokomotiva e trenit, ndërsa nuk flitet për të dëmtuar.
Mësohet se menjëherë pas pikasjes së zjarrit janë evakuar nga treni pasagjerët rreth 50 vetë, ndërsa në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse.
Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve NOA.al, thuhet se drejtuesit e trenit kanë shkëputur lokomotivën nga vagonat, por gjithsesi unofromat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet, ndërsa po kërkohet lokomotivë tjetër për të vazhduar udhëtimin.
a.y/NOA