English

Berisha: Në laboratorët e PS po sëmuren edhe shqiptarët

Tiranë, 25 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryeministri Berisha në vijim të seancës maratonë të parlamentit ku po diskutohet në parim projektbuxheti për vitin 2011 tha se Partia Socialiste u thotë qytetarëve gënjeshtra nga më të mëdhatë.

Duke replikuar me deputeten socialiste Klodiana Spahiu ai tha se, t’u thuash shqiptarëve se 1 në 2 shqiptarë vuajnë nga sëmundje zemre do të thotë të thuash një gënjeshtër të madhe, pasi asnjë shqiptar dhe asnjë njeri në botë ka rezlutat të tillë.

Sipas tij Shqipëria është ndër vendet me jetëgjatësi më të madhe në botë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Berisha tha se, “Se ku e shpik ti këtë rezultat, në laboratorët e PS, këtë nuk e di, por një njeri me diplomë mjeke nuk mund ta thotë këtë, pavarësisht diagnozave të dala nga laboratorët e PS. Kjo është statistikë e mjerimit e patologjisë. Ju thatë se 1 në 4 vetë është me depresion, aty ku jeton ti në mjedisin tënd politik mund të jetë edhe 75% po kjo nuk është tregues për gjithë Shqipërinë, ka tregues që tregojnë se Shqipëria është vendi i 57 në botë që jetohet më mirë”.

Më tej ai shtoi se, në Partinë Socialiste, problemet maniako-depresive mund të jenë shumë më të mëdha nga ato që tha deputetja Spahiu, por kjo sipas tij nuk është në anëtarësinë socialiste dhe as te shqiptarët.

Ndër të tjera Berisha tha se, statistikat për buxhetin dhe shëndetësinë janë të ndara saktësisht.

Më tej kreu i Qeverisë shqiptare lexoi ndarjen e buxheteve për shëndetësinë që nga viti 2004.

Berisha tha se, në spitalet ku ka qenë ai, të sëmurët nuk gjenin fjalë më të mira për të shprehur ndaj mjekëve dhe infermierëve.

a.y/NOA

KOMENTE