English

Borussia Dortmund blindon Gotze: Mos u lodhni kot, nuk ua japim

Gjermani, 26 Nëntor 2011 NOA/R.Bulku - Borussia Dortmund nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e Mario Gotze dhe për këtë arsye ka blinduar dëshirën e të gjithë ekipeve evropiane.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc ka qenë tepër i qartë në deklaratën e tij, raporton agjencia e lajmeve NOA.al:

“Do të qëndrojë këtu sezonin e ardhshëm dhe për këtë fakt jam i sigurt me 99%. Si ne ashtu dhe vetë Gotze gjithmonë kemi deklaruar se lojtari në fjalë nuk është në shitje”.

Gotze, po shfaq një formë tepër të mirë dhe gjithnjë e më shumë po konfirmohet si një talent i vërtetë si tek ekipi i Borussia Dortmund ashtu dhe në përfaqësuesen Gjermane dhe pikërisht për këtë arsye ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

r.b/NOA

KOMENTE