Genova, 25 nëntor 2011, NOA- Ishin emëruar si vëllezërit akrobat, sepse ishin në gjendje që të vidhin 7 apartamente në ditë, grabisnin arka kursimi, lojëra madje edhe veshje. Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al dy vëllezërit shqiptar, emigrantë në Itali, u vunë në prangat e policisë nën nofkën e vëllezërve akrobat, pasi rekordi i tyre ishte 60 vjedhje në dy muaj.
Dy hajdutët njëri 37 vjeç dhe tjetri 25, zvarriteshin në tuba dhe skela, duke hyrë në banesa e duke plaçkitur çfarë u dilte përpara.
Por ndryshe nga shumë hajdutë të tjerë ata nuk grabisnin natën, por në perëndim mes orëve 17.00 dhe 21.00.
Hetimet e policisë nisën pikërisht në sajë të hetimeve që ishin në vijim për njërin nga vëllezërit i arrestuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Të dhënat e mbledhura i dhanë mundësinë policisë që të lëshonte masën e arrestit për dy vëllezërit shqiptarë, të cilët u kapën në qendër të Genovas.
Në shtëpitë e tyre u gjetën “thesaret” e grabitura, si florinj, veshje firmato e argjendari të ndryshme.
a.y/NOA