English

Inter, në janar mendohet për Vargas

Milano, 26 nëntor NOA - Interi duhet thënë se është prej kohësh në punime për të përforcuar skuadrën dhe për merkaton e janarit zikaltërit kanë një objektiv tepër të qartë që mban emrin e Juan Manuel Vargas. Mesfushori i krahut i ekipit të Fiorentinës është në prishje të marrëdhënieve me këtë klub, që mund të detyrohet ta shesë lojtarin për të mos u humbur më pas me parametër zero. Me sa bëhet e ditur nga mediat italiane,lojtari i përfaqësueses peruane mund të përfundojë tek Interi për një shifër rrotull 10 milionë eurove. Megjithatë duhet theksuar se marrëdhëniet mes dy presidentëve Moratti dhe Della Valle (në lidhje me Calciopoli) nuk e lehtësojnë aspak këtë operacion. r.b/NOA

KOMENTE