Genova, 25 nëntor 2011, NOA- Një shqiptar i moshës 24 vjeçare ka kërkuar që të marrë në një farmaci në qendër të Genovas një ilaç me bazë droge, duke paraqitur një recetë mjekësore të firmosur nga mjeku specialist.
Shqiptari paraqiti një kartë identiteti false, ndërsa në Urdhrin e Mjekëve të Genovas nuk ekziston asnjë mjek me emrin që kishte nënshkruar recetën, ndërsa edhe receta rezultoi e falsifikuar.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, policia u informua për kërkecën e çuditshme të të riut nga denoncimi i farmacistit.
Pas verifikimeve të bëra nga ana e policisë i riu u dërgua në ambientet e paraburgimit ndërsa po vijojnë hetimet lidhur me këtë rast.
a.y/NOA