English

Lunaçek: Strukturat paralele, dëmtojnë jetën e qytetarëve në veri

Bruksel, 25 nëntor 2011, NOA- Ulrike Lunaçek, raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovën tha se strukturat paralele e dëmtojnë jetën e qytetarëve në veri të Kosovës dhe se plani i Ahtisaarit është rruga për stabilitetin dhe përparimin në veri.

“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një nga parimet e BE-së. Unë i bëj thirrje Këshillit të BE-së dhe krerëve të shteteve dhe qeverive, të cilët më 9 dhjetor do të vendosin për statusin e kandidatit për Serbinë, të shohin nëse janë zbatuar marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut. Disa prej tyre mund të zbatohen ende deri në atë datë, tha Lunaçek në një prononcim për mediat.

Sipas saj, Serbia ka bërë shumë progres për marrjen e statusit të kandidatit, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit me Tribunalin për krime të luftës në Hagë, reformimin e gjyqësorit dhe ekonomisë, por sipas saj rifillimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës nuk ka ecur mirë.

a.y/NOA

KOMENTE